Real Madridi në ‘zi’, Ramos drejt kalimit te Unitedi

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos mund të befasojë të gjithë dhe t’i bashkohet Manchester Unitedit. Spanjollit i skadon kontrata në fund të edicionit dhe bisedimet për rinovim nuk kanë shkuar ashtu siç duhet. Thuhet se Reali i ka ofruar rinovim për një vit me pagë të njëjtë ose për dy vite me 10 […]
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos mund të befasojë të gjithë dhe t’i bashkohet Manchester Unitedit.
Spanjollit i skadon kontrata në fund të edicionit dhe bisedimet për rinovim nuk kanë shkuar ashtu siç duhet.
Thuhet se Reali i ka ofruar rinovim për një vit me pagë të njëjtë ose për dy vite me 10 për qind zbritje dhe këto kushte nuk i kanë pëlqyer aspak spanjollit.
Sipas Daily Mirror, Manchester Unitedi synon ta transferojë si agjent i lirë, derisa në garë mbetet edhe PSG-ja.
Ramos është i lirë të negociojë me ndonjë skuadër se të nënshkruajë kontratë paraprake dhe në verë të transferohet.
Mbetet të shihet vendimi përfundimtar i Ramosit që fiton rreth 10 milionë euro për sezon












