Reagon trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani pas triumfit në Superkupë

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është shprehur i lumtur pasi skuadra e tij mposhti Dritën 3-1 në finalen e Superkupës së Kosovës, të shtunën në mesditë, shkruan Periskopi. Ishte një paraqitje brilante nga të dy skuadrat, të cilën e mundësuan edhe kushtet e mira atmosferike dhe të terrenit. ”Vendosën 90 minuta, në pjesën e parë […]
Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është shprehur i lumtur pasi skuadra e tij mposhti Dritën 3-1 në finalen e Superkupës së Kosovës, të shtunën në mesditë, shkruan Periskopi.
Ishte një paraqitje brilante nga të dy skuadrat, të cilën e mundësuan edhe kushtet e mira atmosferike dhe të terrenit.
”Vendosën 90 minuta, në pjesën e parë kishim inciativë, pataj në pjesën e dytë Drita pati iniciativën por ne rastet. Mendoj që ishte një finale e vërtetë. Këtë fitore ia dedikoj atyre që presin më së shumti trofe, ‘Plisave’,” u shpreh Ramadani. /Periskopi.com/












