Profesori amerikan: Kurti nuk duhet ta bllokojë Kosovën, veç pse ligji s’ia lejon të kandidojë

Profesori amerikan: Kurti nuk duhet ta bllokojë Kosovën, veç pse ligji s’ia lejon të kandidojë

Profesori amerikan Alon Ben-Meir, nëpërmjet një statusi në Facebook ka komentuar zhvillimet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e gjithashtu edhe deklarimet e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me vendimet që morrën këto dy institucione. KQZ dhe PZAP nuk e kanë certifikuar në listën zgjedhore të VV-së, kreun e kësaj partie, […]

KQZ dhe PZAP nuk e kanë certifikuar në listën zgjedhore të VV-së, kreun e kësaj partie, Albin Kurtin dhe 4 kandidatë të tjerë të kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit pasi të njëjtit janë të dënuar për vepra penale në së paku 3 vitet e fundit.

Kjo ndodhi pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë së Avdullah Hotit ku gjithashtu u specifikua se në zgjedhje nuk mund të kandidojnë persona që kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit.

Profesori Alon Ben-Meir duke iu referuar vendimit të PZAP-së ka thënë se Kurti duhet të jetë i menqur dhe të pranojë këtë vendim, e jo ta bllokojë gjithë sistemin.

Ai është shprehur se Kosova duhet të formojë qeverinë e re, pasi ka shumë për të bërë e shumë pak kohë për të humbur.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa deklaroi se ish-kryeministri Albin Kurti, kreu i partisë më të madhe opozitare, Vetëvendosje dhe katër anëtarë të tjerë të partisë nuk lejohen të garojnë si kandidatë në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, duke përmendur ngarkesat e tyre penale nga më pak se katër vite kohë. Gjashtëmbëdhjetë kandidatë nga partitë tjera gjithashtu janë ndaluar të garojnë. Ndjekja e sundimit të ligjit është me rëndësi kritike për të forcuar demokracinë; Kurti duhet të jetë i menqur ta pranojë këtë vendim, të përpiqet të pastrojë të dhënat e tij përpara se të provojë të bllokojë gjithë sistemin vetëm pse, në këtë situatë, nuk mund të kandidojë. Kosova duhet të ecë përpara dhe të formojë një qeveri të re, pasi ka shumë për të bërë dhe pak kohë për të humbur.”, tha Ben-Meir.

Kosovo’s Election Complaints and Appeals Panel declared that former prime minister #AlbinKurti, head of the largest…

Posted by Alon Ben-Meir on Thursday, January 28, 2021

Ndryshe, pas vendimit të KQZ-së dhe PZAP-së, Vetëvendosje do t’i drejtohet me ankesë edhe Gjykatës Supreme për interpretim të këtyre vendimeve.

 

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot