Presidenti i FFK-së, Agim Ademi falënderon Federatën Turke: Na realizuan çdo kërkesë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka shprehur mirënjohjen e tij për Federatën Turke të Futbollit. Kjo pasi Federata Turke ndihmoi në organizimin e finales së Superkupës së Kosovës në futboll mes Dritës dhe Prishtinës, e cila u luajt në Antalia të Turqisë, shkruan Periskopi. Prishtina në fund triumfoi me rezultat 3-1, […]
Kjo pasi Federata Turke ndihmoi në organizimin e finales së Superkupës së Kosovës në futboll mes Dritës dhe Prishtinës, e cila u luajt në Antalia të Turqisë, shkruan Periskopi.
Prishtina në fund triumfoi me rezultat 3-1, derisa pas ndeshjes, Ademi ka shprehur ngazëllimin e tij me paraqitjen e skudrave si dhe ka falënderuar vendin nikoqir për ndihmën.
”Ishte një lojë që nuk pat asnjë lëndim, pasi ndeshjet e parë kontrolluse. E uroj Prishtinën për një lojë shumë të mirë, por të dyja treguan se janë skuadra shumë të mira dhe pretendente për tituj,” u shpreh fillimisht Ademi.
”Marrëdhëniet i kemi të shkëlqyer me Federatën Turke, FFK zë vend të veçantë në Federatën e tyre.
”Çkado që kemi kërkuar na kanë realizuar. Falenderoj jashtëzakonisht shumë për mikpritjen,” përfundoi numri 1 i FFK-së. /Periskopi.com/












