Premierliga me lider të ri, Manchester City i shkakton debakël West Bromit

Manchester City e ka demoluar West Bromin në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier, pasi fitoi në udhëtim me rezultat 5-0. Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Ilkay Gundogan shënoi golin e parë me një asistim nga Joao Cancelo. Nuk kaloi shumë kohë dhe City e dyfishoi epërsinë me anë të Cancelos (20′) që […]
Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Ilkay Gundogan shënoi golin e parë me një asistim nga Joao Cancelo.
Nuk kaloi shumë kohë dhe City e dyfishoi epërsinë me anë të Cancelos (20′) që pranoi një asistim nga Bernardo Silva.
Gudogan ishte përsëri në listën e realizatorëve dhe shënoi të dytin personal e të tretin për skuadrën në minutën e 30-të.
Para se të përfundonte pjesa e parë, Riyad Mahrez (45+2′), shënoi për 4-0 për Cityn e që fitorja tashmë ishte vulosur
Për t’u përkujdesur se triumfi i tyre në udhëtim te WBA ishte bindës, u përkujdes Raheem Sterling që shënoi në minutën e 57-të nga një asistim i Mahrez.
Pas javës së 20-të, Manchester City është në vendin e parë me 41 pikë, e që është lideri i ri i Ligës Premier.












