Ponte Prizreni siguron fitore me diferencë tetë-pikëshe kundër Pejës

Ponte Prizreni siguron fitore me diferencë tetë-pikëshe kundër Pejës

Ponte Prizreni ka triumfuar ndaj Pejës në kuadër të xhiros së 17-të të Princ Caffe Superligës. Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 89:81 (21:24, 25:18, 23:16, 20:23), në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Përballja në Prizren ishte mjaft interesante, kurse në fund festuan vendasit. Periudhën e […]

Ponte Prizreni ka triumfuar ndaj Pejës në kuadër të xhiros së 17-të të Princ Caffe Superligës.

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 89:81 (21:24, 25:18, 23:16, 20:23), në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Përballja në Prizren ishte mjaft interesante, kurse në fund festuan vendasit. Periudhën e parë më mirë e nisën pejanët, që kishin shtatë pikë epërsi disa herë, por prizrenasit ngushtuan shifrat në 21:24, sa përfundoi kjo pjesë.

Por, në periodën e dytë më të mirë ishin vendasit që barazuan shifrat në 34:34, e më pas kaluan në epërsi 43:36, derisa pjesa e parë përfundoi 46:42.

Prizreni ishte më edhe më bindës në çerekun e tretë, ku kishte epërsi deri në 15 pikë, 67:52, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash në semafor 69:58. Peja u mundua me të gjitha forcat në 10 minutat e fundit, por nuk ia arriti qëllimit dhe Ponte Prizreni triumfoi 89:81.

Te Ponte Prizreni u dalluan Divine Myles me 24 pikë e tetë kërcime, Jermaine Paige me 22 pikë e tri kërcime dhe Urim Zenelaj me 17 pikë dhe 13 kërcime, kurse te Peja u dalluan Dion Dixon me 29 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Brandon Walters me 16 pikë e 13 kërcime.

Ponte Prizreni ka 12 fitore dhe pesë humbje, kurse Peja 11 fitore dhe gjashtë humbje. /Insporti

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova