Policia ruse arreston vëllain e Navalny-t

Policia ruse arreston vëllain e Navalny-t

Policia ruse ka arrestuar vëllain e Alexei Navalny-t, Oleg Navalny si dhe avokaten dhe mjeken e opozitarit rus. Drejtori i Fondacionit për luftë kundër korrupsion Ivan Zhdanov, të cilin Ministria ruse e Drejtësisë e vendosi në listën e “agjentit të huaj”, në Twitter shkroi se policia arrestoi Oleg Navalny-n, avokaten Lobov Sobol dhe mjeken Anastasia […]

Drejtori i Fondacionit për luftë kundër korrupsion Ivan Zhdanov, të cilin Ministria ruse e Drejtësisë e vendosi në listën e “agjentit të huaj”, në Twitter shkroi se policia arrestoi Oleg Navalny-n, avokaten Lobov Sobol dhe mjeken Anastasia Vasilyeva, që është anëtare e Unionit të Sindikatës së Mjekëve.

Theksohet se personat në fjalë u arrestuan për 48 orë.

Policia ruse më herët bastisi apartamentet e Navalny-t në Moskë dhe Zyrën e Fondacionit për luftë kundër korrupsionit, të cilin ai e themeloi, me arsyetimin se ” u shkelën rregullat sanitare dhe epidemiologjike”.

Në Rusi më 23 janar u mbajtën demonstrata ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz që kërkuan lirimin e Navalny-t. Rreth 3.000 pjesëmarrës u arrestuan gjatë demonstratave në të gjithë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se demonstratat në shenjë mbështetjeje për Navalny-n janë “ilegale dhe të papranueshme”.

Navalny, nga ana tjetër, paralajmëroi se demonstratat sërish do të mbahen më 31 janar.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin