Përleshje e madhe te klubi francez: Xhama të thyer në selinë e klubit dhe lojtarë të lënduar

Pasditja e djeshme ishte kaotike për skuadrën e Olympique Marseille. Klubi francez është në vendin e shtatë, shumë larg zonës së Champions League, ndërsa të acaruar nga kjo gjendje janë tifozët. Shumë prej tyre shprehën pakënaqësinë e tyre përpara qendrës stërvitore të klubit, duke protestuar kundër krerëve dhe lojtarëve. Situata shkoi deri aty sa disa […]
Pasditja e djeshme ishte kaotike për skuadrën e Olympique Marseille. Klubi francez është në vendin e shtatë, shumë larg zonës së Champions League, ndërsa të acaruar nga kjo gjendje janë tifozët.
Shumë prej tyre shprehën pakënaqësinë e tyre përpara qendrës stërvitore të klubit, duke protestuar kundër krerëve dhe lojtarëve.
Situata shkoi deri aty sa disa prej tyre hynë në selinë e klubit. Siç raportohet rreth 50 tifozë sulmuan “kështjellën” e OM, ku ishin vendosur lojtarët, trajneri dhe stafi teknik. Tensioni është rritur: zyrat në shënjestër dhe disa xhama të thyer.
Disa mbështetës arritën deri në dhomat e zhveshjes, ndërsa një lojtar u dëmtua nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia në përpjekje për të shpërndarë turmën.
Federata Franceze dhe klubi i Rennes pranuan menjëherë kërkesën, pasi në kushtet e një tensioni të lartë me ultrasët, do të ishte e vështirë që Marseille të organizonte si duhet ndeshjen dhe do të vihej në rrezik edhe shëndeti i futbollistëve.












