Përfundon miqësorja mes Prishtinës dhe skuadrës ruse, ky është rezultati

FC Prishtina është duke qëndruar në Antalia të Turqisë, aty ku po e zhvillon fazën përgatitore. Ekipi kryeqytetas sot ka luajtur ndeshje kontrolluese kundër rusëve të Chayka. Në këtë ballafaqim skuadra kosovare ka pësuar disfatë me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm në ndeshje për rusët e realizoi Vasili Aleynikov në minuten e 26-të. Formacioni […]
FC Prishtina është duke qëndruar në Antalia të Turqisë, aty ku po e zhvillon fazën përgatitore.
Ekipi kryeqytetas sot ka luajtur ndeshje kontrolluese kundër rusëve të Chayka.
Në këtë ballafaqim skuadra kosovare ka pësuar disfatë me rezultatin minimal 1-0.
Golin e vetëm në ndeshje për rusët e realizoi Vasili Aleynikov në minuten e 26-të.
Formacioni zyrtar i Prishtinës në këtë ndeshje ishte: Nika; Bardhoku, Muça, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, Gavazaj, Pefqeli, Prapashtica, Shillova. Kryetrajneri: Zekrija Ramadani.












