Paraqitja brilante në pjesën e parë ia siguron Prishtinës triumfin në finalen e Superkupës kundër Dritës

Prishtina ka arritur të triumfojë në finalen e Superkupës së Kosovës në futboll, kundër Dritës, me rezultat 3-1. Kjo finale për herë të parë u zhvillua jashtë vendit, saktësisht në Antalia të Turqisë, atje ku shumë klube kosovare po i zhvillojnë përgatitjet para stinorit të ri. Tre golat e parë të ndeshjes u shënuan në […]
Prishtina ka arritur të triumfojë në finalen e Superkupës së Kosovës në futboll, kundër Dritës, me rezultat 3-1.
Kjo finale për herë të parë u zhvillua jashtë vendit, saktësisht në Antalia të Turqisë, atje ku shumë klube kosovare po i zhvillojnë përgatitjet para stinorit të ri.
Tre golat e parë të ndeshjes u shënuan në pjesën e parë, me Qëndrim Zybën që fillimisht kaloi prishtinasit në epërsi me anë të një goli me kokë në minutën e tretë.
Drita barazoi përmes Kastriot Rexhës, i cili shfrytëzoi një gabim katastrofal të portierit të kryeqytetasve, Haxho.
Besnik Krasniqi riktheu epërsinë e Prishtinës në minutën e 22-të përmes një goli nga penalltia.
Në kohën shtesë të ndeshjes, Prishtina shënoi edhe një herë përmes Shillovës për epilogun final. /Periskopi.com/












