OKB-ja fajëson zyrtarisht Italinë për vdekjen e 200 emigrantëve në vitin 2013

OKB-ja fajëson zyrtarisht Italinë për vdekjen e 200 emigrantëve në vitin 2013

Italia ka dështuar në detyrën e saj për të mbrojtur jetën njerëzore duke shtyrë misionin shpëtimtar për anijen që u fundos në Mesdhe, ka gjetur Komiteti i OKB-së për Të Drejta të Njeriut. Më shumë se 200 njerëz që ndodheshin në atë anije u fundosën më 11 tetor 2013 pasi iu injoruan kërkesat e vazhdueshme […]

Më shumë se 200 njerëz që ndodheshin në atë anije u fundosën më 11 tetor 2013 pasi iu injoruan kërkesat e vazhdueshme për ndihmë, sipas këtij komiteti që u soll para drejtësisë nga të mbijetuarit sirianë dhe palestinezë që kishin humbur më të afërmit e tyre.

Anija mbante 400 njerëz, shumë prej tyre sirianë, kur u nis nga Libia. Ajo dërgoi thirrje për ndihmë pasi ishte qëlluar nga një anije tjetër.

Sipas hetuesve, autoritetet italiane i ishin përgjigjur thirrjeve nga anija duke i referuar te autoritetet malteze. Pesë orë më vonë një anije malteze kishte mbërritur në vend-ngjarje, por kjo ishte shumë vonë, raporton The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.

“Nëse autoritetet italiane menjëherë do të drejtonin anijet e saj pas thirrjes, do të kishte mbërritur te anija e emigrantëve dy orë para se ajo të fundosej,” tha anëtarja e komitetit Helene Tigroudja.

“Aksidenti ndodhi në ujërat ndërkombëtare brenda zonës malteze të kërkimit dhe shpëtimit por lokacioni ishte më i afërt me Italinë.”

Komiteti tha se Italia kishte detyrime në ligjin ndërkombëtar që të mbronte jetën e kujtdo që ndodhej në probleme në det dhe që të mbështeste misionet e shpëtimit.

Ky komitet i bëri thirrje shtetit italian që të zhvillonte një hetim të pavarur dhe të përndiqte penalisht këdo që ishte përgjegjës.

Më shumë se 1 mijë persona kanë vdekur ose janë zhdukur duke provuar të mbërrinin në Evropë nga Afrika e veriut në vitin 2020 dhe 480 të tjerë kanë vdekur apo janë zhdukur nga bregu perëndimor afrikan. /Periskopi

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot