Njihuni me Arlind Sadikun, supertalentin 16-vjeçar të Hannoverit me goditje ‘alla Andrea Pirlo’

Dita-ditës futbollistët kosovarë jashtë vendit po tregojnë veten, teksa po gjejnë vend nëpër klubet më të njohura evropiane. Arlind Sadiku është njëri prej tyre. Është 16-vjeç dhe, në bazë të asaj që ka treguar deri tash, me të ardhme të ndritur, shkruan Periskopi. Arlindi është pjesë e grumposhave të reja të Hannover 96 dhe ka […]
Arlind Sadiku është njëri prej tyre. Është 16-vjeç dhe, në bazë të asaj që ka treguar deri tash, me të ardhme të ndritur, shkruan Periskopi.
Arlindi është pjesë e grumposhave të reja të Hannover 96 dhe ka aspirata që së shpejti të promovohet në skuadrën seniore.

Ai tashmë po pret ftesë nga Kombëtarja e Kosovës U-17, për të vazhduar karreieren me kontributin e tij për shtetin i cili do të jetë krenar me paraqitjet e tij. Goditjet e fuqishme, teknika e jashtezakonshme dhe diciplina që e karakterizojnë këtë djalosh, do të jenë adut shtesë për Kosovën tonë.
Goditjet e tij nga distanca janë thjesht impresive, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, teksa qëllon cakun me një supergoditje nga distanca në stilin e Andrea Pirlos, me topin që goditi një herë fushën para se të përfundonte në rrjetë.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
View this post on Instagram
View this post on Instagram












