Një vit nga vdekja e Kobe, postimi i Vanessa Bryant është zemërthyes: Kurrë nuk do ta kuptoj

Saktësisht sot, një vit më parë, legjenda e NBA, Kobe Bryant dhe bija e tij 13-vjeçare, Gianna, plus shtatë të tjerë vdiqën tragjikisht në përplasjen e helikopterit me të cilin po udhëtonin në Karolinën e Jugut. Ish-ylli i Lakers ishte 41-vjeçar. Në përvjetorin e vdekjes së tij, e veja e Kobet dhe nëna e Giannas, […]
Ish-ylli i Lakers ishte 41-vjeçar.
Në përvjetorin e vdekjes së tij, e veja e Kobet dhe nëna e Giannas, Vanessa Bryant, postoi një letër emocionuese në Instagram të cilën ia kishte dërguar asaj një nga shoqet e Giannas, shkruan Periskopi.
”Shpresoj që në mesin e tërë këtij trishtimi ti mund ta gjesh një shkëndijë ngazëllimi rreth asaj se kush ishte bija që ti krijove dhe rrite,” shkruhet ndër të tjerash në letër.
”Ju e bëtë si duhet zonja Bryant, dhe të gjithë jemi përjetësisht mirënjohës ndaj teje.”
Në postimin e saj, Vanessa shkroi: ”Më mungon vajza ime e vogël dhe Kob-Kob kaq shumë, poashtu.
”Kurrë nuk do ta kuptoj pse/si kjo tragjedi i ndodhi dy qenieve kaq madhështore, nuk duket reale. Kob, e bëmë si duhet. Gigi, ti ende e bën krenare nënën. Të dua.”
Bryantët kanë tri vajza të tjera: Natalia, 18-vjeçare; Bianka, 4-vjeçare; dhe Capri Kobe, 1-vjeçare. /Periskopi.com/
View this post on Instagram












