Nga e hëna, amerikanët obligohen të përdorin maska dyshtresëshe në transportin publik

Nga e hëna, amerikanët obligohen të përdorin maska dyshtresëshe në transportin publik

Amerikanët nga e hëna do të jenë të obliguar që të vendosin maska gjatë përdorimit të mjeteve të transportit publik, përfshirë autobusët, taksitë, aeroplanët, trenat apo barkat, njoftoi Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Urdhri i nënshkruar nga Dr. Martin Cetron, drejtor i Divizionit për Migrim Global dhe Karantinë, që është pjesë e qendrës, […]

Urdhri i nënshkruar nga Dr. Martin Cetron, drejtor i Divizionit për Migrim Global dhe Karantinë, që është pjesë e qendrës, thotë se njerëzit duhet të përdorin maskë që mbulon gojën dhe hundën gjatë përdorimit të transportit publik dhe gjatë pritjes për t’u nisur. Maska duhet të jetë së paku dyshtresëshe.

Sipas rregullës së re, mburojat e fytyrës dhe syzet mbrojtëse mund të përdoren bashkë me maskën, por jo si zëvendësim për të. Të liruar nga urdhri i ri janë vetëm fëmijët nën moshën 2-vjeçare dhe personat me nevoja të veçanta që s’mund të vendosin maskë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Në dokumentin e publikuar në mbrëmjen e së premtes thuhet se Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e rezervon të drejtën për zbatimin e urdhrit përmes gjobave, por bën thirrje që qytetarët t’i zbatojnë rregullat vullnetarisht dhe pret përkrahje nga agjencitë tjera federale.

Ky vendim vjen pasi presidenti i ri amerikan, Joe Biden, më 21 janar nënshkroi urdhër ekzekutiv që i obligonte udhëtarët që udhëtojnë mes shteteve që të përdorin maskë. Në ditën e tij të parë të punës, shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë i sfidoi amerikanët që të përdorin maska 100 ditë për ta pakësuar përhapjen e koronavirusit.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot