Nënshkruhet kontrata: Ky do të jetë klubi i ri i Max Allegrit

Raportimet tregojnë se trajneri Massimiliano Allegri ka nënshkruar kontratë paraprake me Romën si zëvendësuesi i Paulo Fonseca. Sipas Calciomercato, ish trajneri i Juventusit ka nënshkruar për dy vite me mundësi për një tjetër. Vlera e Allegrit do jetë më e lartë se Fonsecas, por më e ulët se paga te Juventusi, thuhet se vlen 4.5 milionë […]
Raportimet tregojnë se trajneri Massimiliano Allegri ka nënshkruar kontratë paraprake me Romën si zëvendësuesi i Paulo Fonseca.
Sipas Calciomercato, ish trajneri i Juventusit ka nënshkruar për dy vite me mundësi për një tjetër.
Vlera e Allegrit do jetë më e lartë se Fonsecas, por më e ulët se paga te Juventusi, thuhet se vlen 4.5 milionë euro për sezon.
Kjo kontratë do jetë e vlefshme vetëm nëse Roma do sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Kjo do jetë për edicionin e ardhshëm, por do të ndalojë Allegrin të nënshkruajë me ndonjë skuadër tjetër.
Sidoqoftë, me situatën momentale që ndodhet Fonseca, ai mund të shkarkohet shumë shpejtë dhe tekniku italian ndoshta do vijë më herët në stolin e Romës












