Muriqi ia bën sefte me gola te Lazio, por skuadra e tij poshtërohet nga Atalanta që fitoi me dhjetë lojtarë

Lazio ka pësuar disfatë të dhimbshme në çerekfinale të Kupës së Italisë si mysafir i Atalantas me rezultat 3-2, të mërkurën mbrëma. Vedat Muriqi, i cili startoi për Lazion, ishte figura tragjike në minutën e shtatë për romakët, teksa goditja e tij për ta larguar topin nga mbrojtja, pati kontakt me këmbën e mbrojtësit shqiptar […]
Vedat Muriqi, i cili startoi për Lazion, ishte figura tragjike në minutën e shtatë për romakët, teksa goditja e tij për ta larguar topin nga mbrojtja, pati kontakt me këmbën e mbrojtësit shqiptar të Atalantas, Berat Gjimshiti, teksa topi përfundoi në rrjetë, shkruan Periskopi.
Muriqi përmirësoi gabimin e tij në minutën e 17-të, duke qëlluar me kokë rrjetën pas një krosimi nga Acerbi.
Ky i fundit shënoi për epërsinë e parë të Lazios në minutën e 34-t.
Mirëpo, vetëm tre minuta më vonë barazoi Malinovsky për vendësit.
Gjërat u duk se u lehtësuan për Lazion kur Atalanta mbeti me dhjetë lojtarë në fushë në minutën e 53-të, pas përjashtimit të Palominos.
Për çudinë e të gjithëve, Atalanta arriti golin e fitores vetëm katër minuta më vonë, në të 57-tën, përmes Miranchuk.
Vendësit gjithashtu humbën e dhe një penallti në minutën e 66-të, kur goditjen e Zapatas e priti Gollini. /Periskopi.com/












