Momenti kur thyhet rekordi i CR7 për kërcimin më të lartë në futboll – futbollisti i klubit skocez bën të ‘pamundurën’

shtë thyer rekordi për kërcimin më të lartë në futboll, të cilin e kishte arritur Cristiano Ronaldo me kërcimin e tij në golin kundër Sampdorias. Por, tani sipas skuadrës skoceze, Motherwell, ky rekord është thyer për nëntë centimetra. Fjala bëhet për mbrojtësin Bevis Mugabi i cili shënoi një gol kundër Ross County të mërkurën mbrëma. […]
shtë thyer rekordi për kërcimin më të lartë në futboll, të cilin e kishte arritur Cristiano Ronaldo me kërcimin e tij në golin kundër Sampdorias.
Por, tani sipas skuadrës skoceze, Motherwell, ky rekord është thyer për nëntë centimetra.
Fjala bëhet për mbrojtësin Bevis Mugabi i cili shënoi një gol kundër Ross County të mërkurën mbrëma.
Mbrojtësi nga Uganda, kërceu me një gjatësi totale prej 2.62 metra, ndërsa Ronaldo kishte kërcyer 2.56 metra.
It’s official.
Bevis Mugabi jumped higher than Cristiano Ronaldo for his winning goal ?@B_M321@Cristiano pic.twitter.com/veJPhGGaMF
— Motherwell FC (@MotherwellFC) January 29, 2021
Ronaldo ishte shkëputur nga toka për 71 centimetra, ndërsa tani Mugabi u shkëput 75 centimetra.
Nuk dihet për saktësinë e klubit, por as Ronaldo nuk ka reaguar sa i përket lajmit se rekordi i tij është thyer.
Shikoni videon e mëposhtme nga minuta 3:43. /Periskopi.com/












