Milani pa gabime kundër Bolognas, arrin fitore komode dhe merr tri pikë të rëndësishme

AC Milan dhe Bologna janë ndeshur në kuadër të xhiros së 20-të të Serie A. Këtë ndeshje “Rossonerët” krijuan shumë raste, edhe Ibrahimovic pati rastin të shënojë golin e 500 në karrierë por që humbi penaltinë. Në minutën e (26’) u akordua penalti për Milanin, Ibrahimovic nuk arriti ta konkretizojë, por afër aty ishte Ante […]
AC Milan dhe Bologna janë ndeshur në kuadër të xhiros së 20-të të Serie A.
Këtë ndeshje “Rossonerët” krijuan shumë raste, edhe Ibrahimovic pati rastin të shënojë golin e 500 në karrierë por që humbi penaltinë.
Në minutën e (26’) u akordua penalti për Milanin, Ibrahimovic nuk arriti ta konkretizojë, por afër aty ishte Ante Rebic që i dha avantazhin skuadrës së tij.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Milanit.
Pjesa e dytë filloi me tensione, Mihajlovic u përjashtua në minutën (55’) pas protestimeve të shumta për penaltinë e dytë.
Në këtë minutë, u akordua penaltia e dytë, pas një prekje me dorë ku topin e kishte Ibrahimovic, por që, këtë herë suedezi e la Kessien të marrë për sipër. Kessie shënoi (55’).
Vendasit e morën iniciativën pastaj, ish anëtari i Milanit, Poli shënoi në minutën (81’).
Rezultati përfundimtar Bologna 1-2 Milan.
Tani Milan ka gjithsej 46 pikë, ndërsa Bologna mban vendin e 13-të me 20 pikë.












