Metodat e pazakonta të Tuchelit: Detyroi lojtarët të luajnë me mini-topa dhe të mbajnë topa tenisi në duar

Lojtarët e Chelseat po njoftohen me metodat e pazakonta të stërvitjeve të Tuchelit Ka qenë një javë tejet aktive për lojtarët e Chelseat. Pas më pak se 24 orëve nga fitorja 3-1 kundër Lutonit në FA Cup, Frank Lampard u shkarkua nga posti i trajnerit, transmeton Periskopi. Legjenda e ‘Të Kaltërve’ u zëvendësua nga Thomas […]
Ka qenë një javë tejet aktive për lojtarët e Chelseat.
Pas më pak se 24 orëve nga fitorja 3-1 kundër Lutonit në FA Cup, Frank Lampard u shkarkua nga posti i trajnerit, transmeton Periskopi.
Legjenda e ‘Të Kaltërve’ u zëvendësua nga Thomas Tuchel, ish-trajneri i Borussia Dortmundit dhe Paris Saint-Germainit.
Tuchel filloi aventurën e re me një barazim pa gola kundër ëolves në mesjavë, por do të pritet që të marrë pikë të plota në ndeshjen e dytë, të dielën.

Skuadra nga perëndimi i Londrës do të ndeshet me Burnleyn në ‘Stamford Bridge’, para se të udhëtojë shkurt te Tottenhami të enjten e ardhshme.
Para këtyre ndeshjeve, lojtarët e Chelseat janë njoftuar me metodat inovative dhe të pazakonta të stërvitjeve të Tuchelit.
Futbollistët e Chelseat u fotografuan në ‘Cobham’ duke luajtur me topa më të vegjël, në vend të topave standard.
Thomas Tuchel has got his Chelsea players training with mini balls to help improve their control and the accuracy of their tackles.
He’s also been known to make defenders hold tennis balls to stop shirt pulling and shape pitches into diamonds to encourage diagonal runs. pic.twitter.com/qOnNi9UrSv
— ESPN FC (@ESPNFC) January 29, 2021
”Daily Mail” konfirmon se kjo është një taktikë që përdoret për ta përmirësuar kontrollin e topit.
Dhe kur ata filluan të stërviten me topa normal, pastaj u përdorën porta më të vogla për ta bërë më sfiduese që të shënohet goli.
Raporti i ‘Mail’ raporton se Tuchel i ka detyruar mbrojtësit të mbajnë topa tenisi që të mos munden të tërheqin tjetrin për fanelle. Ai gjithashtu i formon fushat në formë diamanti, gjë të cilën e bëri te Dortmundi, në tentativë për të inkurajuar vrapime diagonale nga sulmuesit.
Edhe portierit ishin u stërvitën me metoda të pazakonta.
Edouard Mendy dhe Kepa Arrizabalaga kërcyen për të kapur topa, derisa Petr Cech i godiste ata me mburoja të buta. /Periskopi.com/
Petr putting them through their paces ? pic.twitter.com/9MnSZoMGit
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 29, 2021












