Më në fund zbulohet: Ja kur do të zhvillohet meçi të gjithë po e presin Joshua-Fury

Promoteri legjendar i boksit, Frank ëarren ka thënë se është optimist se përballja që të gjithë po e presin mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt do të ndodhë këtë vit në maj ose në qershor. Mirëpo, ëarren gjithashtu ka paralajmëruar se përballja mund të mos zhvillohet në Britani, pavarësisht se të dy boksierët vijnë nga […]
Mirëpo, ëarren gjithashtu ka paralajmëruar se përballja mund të mos zhvillohet në Britani, pavarësisht se të dy boksierët vijnë nga ky vend, transmeton Periskopi.
Kjo për shkak se situata aktuale me pandemi ka afektuar fuqishëm Britaninë.
Përballja vetëm sa po shkon çdo ditë e më shumë drejt zyrtarizimit.
Frank ëarre duke folur për ‘talkSPORT’ rreth meçit, u shpreh: ”Të gjithë e duan përballjen mes Tysonit [Furyt] dhe Anthony Joshuas.
”Kjo është në agjendën e të gjithëve dhe do të bëjmë gjithçka të mundur për ta bërë realitet.
”Meçi, nëse bëhemi realistë, do të ndodhë dikur në maj ose në qershor.
”Shpresoj që në disa javët e ardhshme të konfirmohet.” /Periskpi.com/












