“Marchisio pinte 4 pako duhan në ditë, por vraponte shumë”

Te Juventusi duket se nuk e kanë edhe aq qejf disiplinën, teksa nga lojtarë që kanë qenë brenda ambientit bardhezi, vijnë deklarata të cilat nuk i shkojnë për shtat një klubi profesionist. Kujtojmë rastin e Bendner që tregoi për cigaret që konsumonin futbollistët, ndërsa këtë histori të danezit e mbështet edhe një tjetër ish i […]
Te Juventusi duket se nuk e kanë edhe aq qejf disiplinën, teksa nga lojtarë që kanë qenë brenda ambientit bardhezi, vijnë deklarata të cilat nuk i shkojnë për shtat një klubi profesionist.
Kujtojmë rastin e Bendner që tregoi për cigaret që konsumonin futbollistët, ndërsa këtë histori të danezit e mbështet edhe një tjetër ish i Juventusin. Bëhet fjalë për Armand Traore, i cili ishte lojtar i italianëve në sezonin 2010-2011.
Traore ka folur së fundmi për “Talksport” ku ka treguar se çfarë ndodhte brenda ambientit bardhezi me lojtarët e Juventus.
“Shkova te Juventus kur isha 20-vjeç. Kur u paraqita në mëngjes për stërvitjen e parë, mendova ku janë të gjithë të tjerët. Në dhomat e zhveshjes nuk ishte askush, asnjë në palestër ndërsa disa ishin në dhomën e fizioterapisë.
Të tjerët ishin mbledhur te dushet dhe pinin duhan dhe kafe. Mbeta totalisht i shokuar nga fakti se pinin një shishe verë para ditës së ndeshjes. Ndërkohë, Markizio pinte katër paketa cigare në ditë, por unë nuk kam parë askënd të vrapojë si ai”, u shpreh Traore.












