Manchester United denoncon ashpër abuzimin racist të tifozëve ndaj lojtarëve të saj

Manchester United është shprehur pas abuzimit racist ndaj Axel Tuanzebes dhe Anthony Martialit në rrjete sociale. Të dy lojtarët kishin nisur ndeshjen e humbur mbrëmë nga Sheffield United në Old Trafford. Mesfushori i United-it, Scott McTominay shkroi se ishte “i neveritur me atë që kishte lexuar këtë mëngjes”. Kapiteni i klubit Harry Maguire shtoi: “United […]
Të dy lojtarët kishin nisur ndeshjen e humbur mbrëmë nga Sheffield United në Old Trafford.
Mesfushori i United-it, Scott McTominay shkroi se ishte “i neveritur me atë që kishte lexuar këtë mëngjes”.
Kapiteni i klubit Harry Maguire shtoi: “United [Të bashkuar] kundër racizmit. Nuk do ta tolerojmë.”
Ish mbrojtësi legjendar i Manchester United e kishte quajtur “të turpshme” sjelljen raciste të tifozëve, duke shtuar: “Këta idiotë injorantë duhet të ekspozohen para të gjithëve që krejt t’i shohin se çka janë e kush janë.”
Në një deklaratë, vetë klubi deklaroi: “Çdokush te Manchster United është i neveritur nga abuzimi racist që morën lojtarët përmes mediave sociale pas ndeshjes së mbrëmshme,” – shkruan BBC, përcjell Periskopi.
Mbrëmë Manchester United kishte mundësinë të dilte në vendin e parë me anë të një fitoreje ndaj vendit të fundit Sheffield United, por humbi 2-1. /Periskopi












