Lorik Cana zbulon në Instagram Live me Vjosa Osmanin detaje të pathëna pse e la futbollin

Lorik Cana ka tash pesë vite prej që është pensionuar nga futbolli aktiv. Mesfushori legjendar shqiptar i dha fund karrierës në vitin 2016, në moshën 33-vjecare, shkruan Periskopi. Mirëpo, ai duket se futbollit aktiv i dha fund për arsye tjera, dhe jo për shkak të moshës pasi, sipas tij, ai ka mundur të vazhdonte edhe […]
Lorik Cana ka tash pesë vite prej që është pensionuar nga futbolli aktiv.
Mesfushori legjendar shqiptar i dha fund karrierës në vitin 2016, në moshën 33-vjecare, shkruan Periskopi.
Mirëpo, ai duket se futbollit aktiv i dha fund për arsye tjera, dhe jo për shkak të moshës pasi, sipas tij, ai ka mundur të vazhdonte edhe për disa vite.
”Isha i detyruar, mund të vazhdoja edhe për tre vite, e kam ndalur më shumë për arsye shëndeti, por sigurisht më mungon shumë. Tash në verë bëhen pesë vjet që jam në pension dhe dy vitet e para kanë qenë shumë të vështira,” tha Cana në Instagram Live me ushtruesen në detyrë si presidente e Kosovës, Vjosa Osmani.
”Për fat të mirë jam pjesë e një kategorie të njerëzve shumë të privilegjuar, sepse unë nuk e quaj pasionin tim si punë. Gjatë 14 viteve si profesionist asnjëherë nuk e kam quajtur punë futbollin.
”Dy vitet e para kanë qenë shumë të vështira, pasi më mungonte shumë adrenalina, të cilën e ndjejnë vetëm njerëzit që merren me këtë aktivitet.
”Por mandej mësohesh.” /Periskopi.com/












