Levante shkund Real Madridin që po luan me dhjetë lojtarë – e vështirë për ‘mbretërit’ të nxjerrin pikë sonte

Levante ka shënuar edhe golin e dytë dhe tash po avancon 2-1 kundër Real Madridit në ‘Bernabeu’, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në La Liga. Real Madridi po luan me dhjetë lojtarë në fushë nga minuta e nëntë, pas përjashtimit të Eder Militaos me të kuq, shkruan Periskopi. Për 2-1 ka shënuar […]
Levante ka shënuar edhe golin e dytë dhe tash po avancon 2-1 kundër Real Madridit në ‘Bernabeu’, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në La Liga.
Real Madridi po luan me dhjetë lojtarë në fushë nga minuta e nëntë, pas përjashtimit të Eder Militaos me të kuq, shkruan Periskopi.
Për 2-1 ka shënuar Roger, duke qëlluar cakun nga afërsia me një goditje të fuqishme, teksa përmirësoi gabimin e minutës së 64-t, kur huqi penalltinë.
Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/
Real Madrid vs Levante 1-2 gol goal Roger pic.twitter.com/6aOZFF0i1V
— mignola arbeloa (@mignolaalvedon) January 30, 2021












