Kurti pas vendimit të Supremes: Nuk ndalet Albin Kurti

Kanë nisur të vijnë reagimet pas vendimit të Gjykatës Supreme që i ndalon kandidimin për deputet Albin Kurtit, kandidatit të VV-së për kryeministër. Tinka Kurti, kandidate për deputete nga partia e Albin Kurtit, ka bërë një postim të shkurtër në të cilin thjesht i ka thënë zemër përkrahësve të VV-së. “Nuk ndalet Albin Kurti. Nuk […]
Tinka Kurti, kandidate për deputete nga partia e Albin Kurtit, ka bërë një postim të shkurtër në të cilin thjesht i ka thënë zemër përkrahësve të VV-së.
“Nuk ndalet Albin Kurti. Nuk ka asgjë mbi vullnetin e popullit.” – ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se kjo parti do ta përdorë për motive elektorale vendimin për mos-certifikimin e nr.1 nga partia e tyre, përcjell Periskopi.
Nuk dihet nëse VV do të ndërmarr hapa të tjerë juridikë, apo do t’i hidhet hapave elektoralë.












