Kukaj nga AAK-ja: Jemi në pritje të përgjigjes pozitive nga Supremja për listën zgjedhore

Kukaj nga AAK-ja: Jemi në pritje të përgjigjes pozitive nga Supremja për listën zgjedhore

Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Diellza Kukaj, ka thënë se ata e mirëpresin vendimin që do ta marrë Gjykata Supreme lidhur me ankesën e tyre të dorëzuar pas mos certifikimit të listës së kandidatëve për deputet nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ). Kukaj në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se […]

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).
Kukaj në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se zgjidhja më e mirë që kanë menduar të ofrojnë është zëvendësimi i kandidatëve që patën probleme me ligjin.

“Ne jemi në pritje të përgjigjes pozitive ndaj ankesës që e kemi parashtruar. Lista e AAK-së është e unifikuar, mjaft e përzgjedhur, më momentin kur i kemi dispozitat ligjore duhet t’i respektojmë ato. Por edhe duhet të reagojmë kur mendojmë që nuk është e drejtë, por prapë se prapë fjala e fundit u takon institucioneve që marrin vendime dhe e kanë legjitimitetin për këtë”.

“Aleanca, ka mjaft kuadro, kemi mundësi të zëvendësojmë, ne e kemi ofruar zëvendësimin e kandidatëve dhe mendojmë se kjo është alternativa më e mirë. Institucionet duhet të respektohen, vendimet e Gjykatës duhet të pranohen brenda asaj që e ofrojnë, në fund në përgjigjen përfundimtare”.

” Po besoj se kemi ofruar argumentin e mjaftueshëm dhe e kemi një bazë që e kemi parashtruar kërkesën tonë. Ne paraprakisht jemi konsultuar me ekspertë të ndryshëm dhe juristë që e shohin alternativën që mundet ta gjejë zgjidhjen, organet janë ato që e marrin përfundimisht vendimin për listën”.

Ajo ka folur edhe për tubimet elektorale që janë duke u bërë në kohë të pandemisë nga ky subjekt politik, njofton Klan Kosova.

“Në takimet që kemi pasë deri tani nuk kam parë që nuk janë respektuar masat. Nuk jam duke e përjashtuar faktin që nuk ka tubime me shumë njerëz. Unë jam pro ruajtjes së shëndetit. Në momente kur kemi takime të tilla duhet qytetarët të kenë kujdes, qoftë në kontakt po ashtu të mbajnë edhe maskat dhe të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së”, ka thënë Kukaj.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot