Konfirmohet nga babai: Shkodran Mustafi do të largohet nga Arsenali

Konfirmohet nga babai: Shkodran Mustafi do të largohet nga Arsenali

Mustafi do të largohet nga Arsenali, e konfirmon babai i tij Kujtim Mustafi Shkodran Mustafi do të largohet nga Arsenali deri në verë pasi tashmë është ndër zgjedhjet e fundit në mbrojtën e topçinjve, ka konfirmuar menaxheri i tij, Kujtim Mustafi. Qendërmbrojtësi shqiptar i ka bërë 150 paraqitje për Arsenalin në të gjitha garat, që […]

Shkodran Mustafi do të largohet nga Arsenali deri në verë pasi tashmë është ndër zgjedhjet e fundit në mbrojtën e topçinjve, ka konfirmuar menaxheri i tij, Kujtim Mustafi.

Qendërmbrojtësi shqiptar i ka bërë 150 paraqitje për Arsenalin në të gjitha garat, që prej se iu bashkua klubit në vitin 2016 nga Valencia.

Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë dhe fituesi i Kupës së Botës ishte titullar i rregullt gjatë kohës kur Arsenali udhëhiqej nga Arsene Wenger dhe pastaj nga Unai Emery, por e ka humbur vendin që prej ardhjes së Mikel Artetës.

Arteta, i cili u emërua trajneri i përhershëm i topçinjve në dhjetor 2019, e forcoi mbrojtjen duke i sjell në klub lojtarë si Pablo Mari dhe Gabriel, derisa Rob Holding dhe David Luiz kanë zënë vend titullarë në formacionin e tij.

Kjo ka bërë që mundësitë e mbrojtësit shqiptar të kufizohen dukshëm dhe babai i tij ka konfirmuar se Mustafi nuk do të qëndrojë në Arsenal përtej këtij sezoni.

Ai madje e ka lënë të hapur derën e largimit të tij qysh tani në janar.

“Fakti është se Shkodrani do të largohet nga klubi në verë më së largu”, konfirmoi Kujtim Mustafi për Transfermarkt.

“Kam lexuar sugjerime se Shkodrani duhet ta ndërpresë kontratën me Arsenalin. Për ta qartësuar: nuk ka pasur bisedime me klubin për ndërprerjen e kontratës”, shtoi ai.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova