Kapen keq Gjinovci e Syla: “A e ka kapë Vjosa Osmani policinë?”

Gazetari Valon Syla, ka zhvilluar një debat të ashpër me analistin politik, Rron Gjinovcin, lidhur me vizitën e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit, si dhe kreut të LVV-së, Albin Kurtit. Syla, në emisionin ‘Pressing’, ka pyetur Gjinovcin se a e ka kapur policinë Osmani, pas ndërhyrjes së institucionit të sigurisë pas sharjeve të […]
Gazetari Valon Syla, ka zhvilluar një debat të ashpër me analistin politik, Rron Gjinovcin, lidhur me vizitën e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit, si dhe kreut të LVV-së, Albin Kurtit.
Syla, në emisionin ‘Pressing’, ka pyetur Gjinovcin se a e ka kapur policinë Osmani, pas ndërhyrjes së institucionit të sigurisë pas sharjeve të grupit të serbëve në Veri në drejtim të tyre.
“A e ka kapë Vjosa policinë?”, e pyet Syla Gjinovcin, teksa debati përcjellët me ton të lartë.
Në anën tjetër, Gjinovci ka akuzuar gazetarët që kanë mbuluar agjendën e ish-presidentit Thaçi.












