Juve nuk pritet ta ketë lehtë në udhëtim te Sampdoria sot: Formacionet zyrtare

Sampdoria do të ndeshet me Juventusin në kuadër të xhiros së 20-të të Serie A. Për “Bianconerët”, mungesa të mëdha do të jenë Kulusevski dhe Dybala, ndërsa fatmirësisht janë rikthyer nga COVID-19, de Ligt, Cuadrado, Sandro. Juve kërkon të shfrytëzojë rastin që me një fitore eventuale të ngjitet në pozitën e tretë në tabelë. Për […]
Sampdoria do të ndeshet me Juventusin në kuadër të xhiros së 20-të të Serie A.
Për “Bianconerët”, mungesa të mëdha do të jenë Kulusevski dhe Dybala, ndërsa fatmirësisht janë rikthyer nga COVID-19, de Ligt, Cuadrado, Sandro.
Juve kërkon të shfrytëzojë rastin që me një fitore eventuale të ngjitet në pozitën e tretë në tabelë.
Për Sampdorian, Manolo Gabbiadini nuk do të paraqitet këtë ndeshje.
Juventus qëndron në pozitën e katërt me 36 pikë, 10 më pak se lideri Milan, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Sampdoria aktualisht është duke përjetuar formë relativisht të mirë nën udhëheqjen e Claudio Ranierit. Ata janë bërë një skuadër tejet e papërshtatshme këtë sezon.
Sampdoria qëndron në pozitën e 10-të me 26 pikë total.
Formacionet zyrtare të klubeve.
Juventus: Szczesny, Chiellini, Bonucci, Danilo, Cuadrado, McKennie, Bentancur, Arthur, Chiesa, Ronaldo, Morata.
Sampdoria: Aduero, Ekdal, Thorsby, Quagliarella, Aguello, Balde, Yoshida, Candreva, Silva, Colley, Bereszynski.












