Jurgen Klopp po i bën presion ekipit të Kylian Mbappe për një transferim te Liverpooli [Canal+]
![Jurgen Klopp po i bën presion ekipit të Kylian Mbappe për një transferim te Liverpooli [Canal+]](/cnt/019de36e-7f34-7c10-82f6-ae62d2cf28e6__m.webp)
Kylian Mbappe duket se është i lidhur me një transferim te Liverpooli gati për çdo muaj. Ylli i Paris Saint-Germainit është një prej futbollistëve më të mirë në botë dhe kontrata e tij pritet të skadojë në vitin 2022. Fansat janë duke pritur me padurim të mëosjnë destiancionin e tij të ri. Mbappe nuk ka […]
Ylli i Paris Saint-Germainit është një prej futbollistëve më të mirë në botë dhe kontrata e tij pritet të skadojë në vitin 2022. Fansat janë duke pritur me padurim të mëosjnë destiancionin e tij të ri.
Mbappe nuk ka nxituar për të nënshkruar kontratë të re në ‘Parc des Princes’, dhe Real Madridi raportohet se është i lidhur me një transferim të tij, transmeton Periskopi.
Sidoqoftë, sipas mediumit francez, ‘Canal +’, Jurgen Klopp po bën ‘presion serioz në ekipin përfaqësues të Mbappe’.
Mirëpo, mbetet e paqartë nëse sulmuesi i vlefshëm 170 milionë euro do të ishte i interesuar për një transferim te Liverpooli, e cila sigurisht se do të përballet me garë të jashtëzakonshme nga Reali dhe vet PSG. /Periskopi.com/












