Izmakun e presin në takim shumë gra në Vushtrri: Listën më të mirë e ka PDK-ja

Kandidatja për deputete nga PDK, Xhevahire Izmaku, sot gjatë ditës është takuar me shumë gra, në Vushtrri. Izmaku, tha se Partia Demokratike, ka shumë gra të zonja në listë, dhe se janë shumë të nevojshme, për t’i përfaqësuar denjësisht gratë në Kosovë. Ajo ka falënderuar përzemërsisht kryetaren e forumit të Gruas Demokratike në Vushtrri, Gjylsimen […]
Kandidatja për deputete nga PDK, Xhevahire Izmaku, sot gjatë ditës është takuar me shumë gra, në Vushtrri.
Izmaku, tha se Partia Demokratike, ka shumë gra të zonja në listë, dhe se janë shumë të nevojshme, për t’i përfaqësuar denjësisht gratë në Kosovë.
Ajo ka falënderuar përzemërsisht kryetaren e forumit të Gruas Demokratike në Vushtrri, Gjylsimen Fekën.
Postimi i saj i plotë:
Gratë për gratë!
Partia Demokratike e Kosovës është partia me listën më të mirë për deputetë. Është një parti e cila në listën e saj, krahas meje, ka edhe gra të tjera shumë të zonja!
U ndjeva shumë e nderuar që isha nikoqire e tyre në një takim me gra që kisha organizuar në qytetin tim, në Vushtrri. U ndjeva e nderuar dhe krenare në çdo fjalë të fjalimit të tyre, në çdo pjesë të shpalosjes së planit të RIMËKËMBJES.
Kandidatet për deputete të Kuvendit të Kosovës në listën e Partisë Demokratike të Kosovës janë përfaqësimi i denjë dhe i nevojshëm për gruan në Kosovë. Ndaj kërkojmë përkrahje që të bëhemi zëri juaj.
Falenderoj përzemërsisht kryetaren e forumit të Gruas Demokratike në Vushtrri, Gjylsime Feka për organizimin dhe angazhimin e palodhshëm me gra.
Së bashku jemi fitimtarë
https://www.facebook.com/xhevahireizmaku1/posts/709735136385518












