Ish spiuni i KGB-së: Rusia e kultivoi Trumpin si aset prej vitit 1977

KGB-ja ‘luajti lojën sikur të ishin tepër të impresionuar nga personaliteti i tij’, thotë Yuri Shvets, një burim kyç nga një libër i ri. Donald Trump ishte kultivuar si aset rus për më shumë se 40 vjet dhe ai ishte aq i gatshëm të fliste propagandë anti-perëndimore sa kishte edhe festime për këtë gjë në […]
Donald Trump ishte kultivuar si aset rus për më shumë se 40 vjet dhe ai ishte aq i gatshëm të fliste propagandë anti-perëndimore sa kishte edhe festime për këtë gjë në Moskë, i ka thënë një ish spiun i KGB-së Guardianit.
Yuri Shvets, kishte postuar në Washington nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1980, krahason ish presidentin amerikan me “the Cambridge five”, rrjetin britanik të spiunazhit që kishte kaluar sekrete drejt Moskës gjatë luftës së dytë botërore dhe në fillim të luftës së ftohtë, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Tashmë 67 vjeçar, Shvetsi ishte burim kyç për American Kompromat, libri i ri nga gazetari Craig Unger. Libri po ashtu eksploron edhe lidhjen e ish presidentit me financierin e turpëruar shkaku i skandaleve, Jeffrey Epsteinin.
“Ky është një shembull se si njerëzit ishin rekrutuar kur ishin vetëm studentë, dhe përpiqeshin të ngriteshin në pozicione të rëndësishme; diçka e tillë ndodhi me Trumpin,” tha Shvets të hënën nga shtëpia e tij në Virginia.
Shvets, një epror i KGB-së, kishte si punë kamuflazhi atë të korrespondentit në Washington për agjencinë e lajmeve Tass gjatë viteve ’80. Ai ishte shpërngulur në ShBA në mënyrë permanente në vitin 1993 dhe kishte marrë nënshtetësi amerikane.
Unger tregon se si Trumpi ishte paraqitur së pari në radarin e rusëve në vitin 1977 kur ishte martuar me modelen çeke, Ivana Zelnickovan. /Periskopi












