Ironizon Pallaska me ndalimin e Kurtit në veri: Erdha, pashë, ika

Avokati i njohur, Dastid Pallaska ka reaguar pasi që kreut të VV-së, Albin Kurtit, dhe u.d të presidentit, Vjosa Osmani, nuk iu lejua nga serbët ta përfundojnë vizitën në veri. Pallaska me anë të një postimi në Facebook e ka përmendur shprehjen e famshme “Veni, Vidi, Vici”, që në shqip do të thotë “erdha, pashë, […]
Pallaska me anë të një postimi në Facebook e ka përmendur shprehjen e famshme “Veni, Vidi, Vici”, që në shqip do të thotë “erdha, pashë, pushtova”.
Në rastin e Kurtit, të cilin ai e ka quajtur populist, ka thënë se kjo shprehje ndërrohet në “erdha, pashë, ika”.
Postimi i plotë:
Origjinali:
Veni Vidi Vici, ne shqip Erdha Pashë Pushtova.
Versioni i popullistëve që pretendojnë me i zgjidhë problemet me rimë dhe simbolikë:
Veni Vidi Effugium, në shqip Erdha Pashë Ika.












