Ibrahimovic kërkon falje

Stefano Pioli, ka thënë se Zlatan Ibrahimovic ka kërkuar falje për përjashtimin me karton të kuq, përcjell Periskopi. Ibra e ofendoi në baza racore Lukakun duke e quajtur ‘gomar të vogël’. “Shko bëj voodoon tënd bir k***, gomar i vogël,” thuhet se i tha Ibra Lukakut. Pas kësaj, Lukaku u përplas me sulmuesin 39-vjeçar duke […]
Ibra e ofendoi në baza racore Lukakun duke e quajtur ‘gomar të vogël’.
“Shko bëj voodoon tënd bir k***, gomar i vogël,” thuhet se i tha Ibra Lukakut.
Pas kësaj, Lukaku u përplas me sulmuesin 39-vjeçar duke e ofenduar rëndë atë.
“Të q*** ty dhe gruan tënde, ju doni të flisni për nënën time?”, pretendohet se ia ktheu Lukaku.
Mirëpo pas kësaj, trajneri i Milanit ka thënë se;“Ibrahimovici ka kërkuar falje. Si kampion i madh që është, ai kërkoi falje”.
Pezullimin në Kupën e Italisë Ibrahimovici nuk do ta vuajë në Serie A.












