Hoxhaj sfidon prap Kurtin: Eja të përballemi për Kantin, që ti e ke lexu në serbisht e unë në gjermanisht

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka sfiduar kësaj radhe Albin Kurtin e Vetëvendosjes për leximin e filozofit Kant, transmeton Periskopi. ‘’I ik debatit sepse s’ka program. Ai mendon se emri i tij është program. Jo cka mendojmë për ekonomi, shëndetësi. S’ka program, vizion, ka qenë në anën e gabuar të historisë, pretendon se […]
‘’I ik debatit sepse s’ka program. Ai mendon se emri i tij është program. Jo cka mendojmë për ekonomi, shëndetësi. S’ka program, vizion, ka qenë në anën e gabuar të historisë, pretendon se lexon herë pas herë libra filozofik. Unë jam i gatshëm të përballem me të edhe për Kantin që ai e ka lexu në serbisht e unë në gjermanisht’’, ka thënë Hoxhaj në një debat.
‘’E ftoj Kurtin që ta ndërtojmë një vend evropian, kur kandidatët për kryeministra flasin për tema të rëndësishme. Unë jam rival vetëm me z.Kurtin në këto zgjedhje’’, shton ai.PERISKOPI/











