Golden Eagle Ylli triumfon kundër Prishtinës

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim 60:68 (14:12, 14:18, 15:18, 17:20), në kuadër të javës së 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshja nisi e baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati i çerekut të parë, 14:12.   Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, me […]

Ndeshja nisi e baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati i çerekut të parë, 14:12.

Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, me therandasit që për një nuancë ishin më të mirë 14:18, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 28:30.

Mysafirët e nisën më mirë periodën e tretë, duke pasur epërsi në nëntë pikë, 31:40, por prishtinasit nuk dorëzohen dhe barazuan shifrat në 43:43, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 43:48.

Dhjetë minutat e fundit ishin mjaft interesant. Bardhekaltrit kalojnë në epërsi 53:52, por Ylli shkëputet sërish në 55:63, me tetë pikë radhazi të Erjon Kastratit, pesë prej tyre nga gjuajtja e lirë. Therandasit ruajtën epërsinë deri në fund dhe triumfuan 60:68.

Te Sigal Prishtina u dalluan Daniel Lekndreaj me 14 pikë e nëntë kërcime dhe Nigel Johnson me 22 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dallua Erjon Kastrati me 26 pikë e nëntë kërcime.

Sigal Prishtina ka pesë fitore dhe 13 humbje, kurse Golden Eagle Ylli 12 fitore dhe gjashtë humbje.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova