Goal: Lampard shkarkohet nga Chelsea

Ikona e bluve të Londrës, Frank Lampard, pritet të shkarkohet sot nga Chelsea pas formës së dobët të shfaqur në muajt e fundit. Anglezi ka udhëhequr këtë ekip për 18 muaj, në 83 ndeshje, por në tetë të fundit ka pësuar hiç më pak se pesë disfata. Ky lajm vjen në fakt pas fitores 3-1 […]
Anglezi ka udhëhequr këtë ekip për 18 muaj, në 83 ndeshje, por në tetë të fundit ka pësuar hiç më pak se pesë disfata.
Ky lajm vjen në fakt pas fitores 3-1 ndaj Luton Town në Kupën FA por është forma në Premier Ligë ajo që ka çuar drejt këtij vendimi, shkruan GOAL, përkthen Periskopi.
42 vjeçari ka arritur të përfundonte në top 4-she në sezonin e kaluar që u cilësua si impresiv edhe për shkak të ndalimi të transferimeve që vuante Chelsea në kohën kur ai u bashkua.
Sidoqoftë, këtë sezone ky ekip ka shpenzuar plot 220 milionë funte në transferime të reja.
Por, këto transferime nuk kanë funksionuar siç është pritur, veçanërisht dyshja gjermane Timo Werner dhe Kai Havertz. /Periskopi












