Fiorentina dhe Torino ndahen baraz por ky gol i Ribery është gjëja më e mirë që do shihni sonte

Frank Ribery gjeti rrugën e rrjetës me Fiorentinën në minutën e 67-të, në sfidën ndaj Torinos, që përfundoi në barazim 1-1. Mesfushori francez realizoi pas një aksioni fantastik, teksa skuadra e tij ishte me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq Kastrovilit. 5 minuta pas golit të Riberisë me karton të kuq u ndëshkua edhe […]
Mesfushori francez realizoi pas një aksioni fantastik, teksa skuadra e tij ishte me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq Kastrovilit.
5 minuta pas golit të Riberisë me karton të kuq u ndëshkua edhe mbrojtësi Milenkoviç, teksa Fiorentina mbeti në fushë me 9 lojtarë.
Pavarësisht se ishte me 2 futbollistë më shumë në fushë, Torino nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1. Goli i vetëm për vendasit u realizua nga Beloti në minutën e 88-të.












