Fatmir Limaj shkon në veri të Kosovës për të prezantuar programin për mbrojtjen e vlerave kombëtare

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot ka vizituar familjes shqiptare në veri të vendit. Vazhda e takimeve të parafushatës Limajn e çoi në disa familje nga kjo pjesë për të prezantuar projektin për mbrojtjen e vlerave kombëtare. “Jam tejet i lumtur që mbështetja për ne po rritet fuqishëm dhe që njerëzit vullnetmirë në Mitrovicë […]
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot ka vizituar familjes shqiptare në veri të vendit.
Vazhda e takimeve të parafushatës Limajn e çoi në disa familje nga kjo pjesë për të prezantuar projektin për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
“Jam tejet i lumtur që mbështetja për ne po rritet fuqishëm dhe që njerëzit vullnetmirë në Mitrovicë dhe anekënd vendit janë mobilizuar krah nesh dhe kauzës sonë të drejt për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe fuqizimin e vlerës së UÇK-së”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Në kuadër të vizitave nëpër familje të Mitrovicës, për të bashkëbiseduar për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe projektin tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare, bashkë me ministrin Reçica dhe kryetarin e degës, Hysni Ahmeti, ishim në familjen e nderuar Sadriu në Vaganicë.
Jam tejet i lumtur që mbështetja për ne po rritet fuqishëm dhe që njerëzit vullnetmirë në Mitrovicë dhe anekënd vendit janë mobilizuar krah nesh dhe kauzës sonë të drejt për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe fuqizimin e vlerës së UÇK-së.











