Fansat e kanë vënë re momentin kur Aurier gaboi dhe e detyroi Mourinhon ta zëvendësojë në pjesën e parë

Tottenhami po i mbledh copëzat e humbjes së rëndë nga Liverpooli të enjten mbrëma. Jose Mourinho mbeti i frustruar nga gabimet individuale të skuadrës, të cilat kontribuan në të tre golat e ‘Të Kuqve’, transmeton Periskopi. Para kësaj ndeshjeje, kampionët nuk e kishin gjetur rrugën e golit për më shumë se 360 minuta në Premier […]
Jose Mourinho mbeti i frustruar nga gabimet individuale të skuadrës, të cilat kontribuan në të tre golat e ‘Të Kuqve’, transmeton Periskopi.
Para kësaj ndeshjeje, kampionët nuk e kishin gjetur rrugën e golit për më shumë se 360 minuta në Premier League.
Sidoqoftë, pasi goli i hershëm i Son u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje, Roberto Firmino shënoi pak para përfundimit të pjesës së parë.

Kjo raportohet se shkaktoi skena eksplozive në zhveshtoren e Spurs. Sipas ‘Telegraph’, Serge Aurier u largua nga stadiumi pasi iu tha nga Mourinho se do të zëvendësohej.
Lojtarët u përfshin në tensione për atë që ‘Daily Mail’ e përshkroi si ‘hetim i zjarrtë në lidhje me gabimet e mbrojtjes për golin e parë”.
Vendimi i Aurier për t’u larguar nga stadiumi sigurisht se ka irrituar Mourinhon, i cili njihet si kritik i madh i mbrojtësit të djathtë.
Dhe derisa Eric Dier dhe Hugo Lloris gjithashtu gabuan në rastin e golit të Firminos, pamjet kanë nënvizuar sa dobët u mbrojt Aurier para vrapimit fillestar të Sadio Manes.
Ishte një top i mençur mbi mbrojtje nga Jordan Henderson, i cili ekspozoi Aurierin.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Amazed nobody talking about Aurier. ?♂️ pic.twitter.com/0aBgF6hEXo
— COYSpurs (@makkathfc) January 28, 2021












