Fansa mbani lotët: Lamtumira e David Beckhamit në minutën e 81’të me PSG-në është akoma e vështirë për t’u parë

Në këtë ditë në vitin 2013, David Beckham u bashkua me skuadrën franceze Paris Saint-Germain, me të cilën bëri 10 paraqitje, shkruan Periskopi. Tashmë kanë kaluar tetë vjet që kur Becks ndezi skenën emocionuese në Parc des Princes, kur zhvilloi ndeshjen e tij të fundit dhe ‘vari këpucët’. Beckham braktisi fushën ne minutën e 81-të […]
Tashmë kanë kaluar tetë vjet që kur Becks ndezi skenën emocionuese në Parc des Princes, kur zhvilloi ndeshjen e tij të fundit dhe ‘vari këpucët’.

Beckham braktisi fushën ne minutën e 81-të dhe përshëndetja me shokët e tij të skuadrës dhe tifozët do të mbahet mend gjatë. Poashtu, kamera fokusoi edhe gruan e Beckham Victoria, e cila nuk i ndalte duartrokitjet.
📆 On this day in 2013, David Beckham joined PSG 🇫🇷
He'd go on to play the final game of his career at Parc des Princes 🥺
And this standing ovation clip still gets us… 😭pic.twitter.com/PWs75xT8eQ
— Football on TNT Sports (@footballontnt) January 31, 2021
Vlenë të theksohet se, Beckham i dhuroi të gjitha pagat e tij kur luajti për PSG’në për një organizatë lokale bamirësie për fëmijë.
Beckham fitoi gjashtë tituj të Premierligës, dy Kupa FA dhe Ligën e Kampionëve me Manchester United. /Periskopi












