Drita zyrtarizon transferimin e ri

Drita zyrtarizon transferimin e ri

Klubi i futbollit Drita i ka përforcuar sot radhët e veta me një lojtar të huaj. Gjilanasit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me lojtarin nga Nigeria, Esosa Priestley Irogue. Ky i fundit i ka bindur drejtuesit e klubit pas disa ditësh prova që i pati me ekipin. Esosa është futbollist 24 vjeç dhe dhe […]

Klubi i futbollit Drita i ka përforcuar sot radhët e veta me një lojtar të huaj.

Gjilanasit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me lojtarin nga Nigeria, Esosa Priestley Irogue.

Ky i fundit i ka bindur drejtuesit e klubit pas disa ditësh prova që i pati me ekipin.

Esosa është futbollist 24 vjeç dhe dhe luan në pozitën e sulmuesit të djathtë dhe vjen nga eksperiencat e futbollit qipriot dhe atij turk.

Esosa ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë me gjilanasit, të cilët e konsiderojnë atë si një forcë shtesë për ekipin në vazhdim të kampionatit.

“Me ta marrë lajmin që një ekip kampion është interesuar për mua ka qenë një ndjenjë e veçantë. Me padurim kam pritur që të takohem me grupin të cilët më kanë prit shumë mirë dhe u jam falënderues. Shpresoj shumë që ta ndihmoj klubin që prapë të dalë kampion dhe unë ta realizoj ëndrrën time gjithashtu”, u shpreh Esosa.

Kampionia aktuale e Kosovës e mbylli pjesën e parë të sezonit si lidere dhe synon ta fitojë prapë titullin dhe të dalë në Evropë. 

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin