Disa nga arsyet e shkarkimit të Lampardit: ‘Nuk foli me lojtarët, fliste me ata që i pëlqyen’

Tashmë zyrtarisht, Frank Lampard është ish-trajneri i klubit të Chelseat, përcjell Periskopi. Raportimet nga mediet angleze filluan qysh në mëngjes, kur ka më pak se 24 orë nga ndeshja që pati klubi i Chelseat me skuadrën e Lutonit në kuadër të FA Kupës. Lampard shpenzoi më shumë se 200 milion £ gjatë verës, duke shpresuar […]
Raportimet nga mediet angleze filluan qysh në mëngjes, kur ka më pak se 24 orë nga ndeshja që pati klubi i Chelseat me skuadrën e Lutonit në kuadër të FA Kupës.
Lampard shpenzoi më shumë se 200 milion £ gjatë verës, duke shpresuar për një ngjitje në krye të tabelës, por përfundoi në pozitën e 9’të.
Megjithatë, The Athletic ka detajuar çdo hap shkatrrimtarë për Lampardin këtë sezon.
Marrëdhënia e Lampard me drejtoreshën e Chelseat, Marina Granovskaia u përkeqësua. Në fund të vitit 2020, Granovskaia kishte filluar të kontaktojë për zëvendësuesin e mundshëm të Lampardit, kjo pasi Granovckaia emërimin e Lampardit e shihte si të ‘dobishëm’ por jo ‘ideal’.
Sipas The Athletic, disa lojtarë u ankuan për mungesën e udhëzimeve taktike dhe për të mos folur me ta për muaj të tërë
“Problemi ishte, menaxheri nuk foli me lojtarët – ishte mirë vetëm me ata që i pëlqyen,” tha një burim për The Athletic.
Ai gjithashtu u akuzua se u kishte thënë lojtarëve ‘të dilnin në fushë dhe të shpreheshin’ sesa të jepte udhëzime taktike.
Lampard do të ishte larguar po të kishte punuar për ndonjë klub tjetër përveç Chelseat.
“Nëse do të kishte qenë ndonjë klub tjetër përveç Chelsea, Lampard do të kishte dalë jashtë në verë. Por padyshim që lidhja e tij me tifozët dhe ajo që Chelsea do të thotë për të do të thoshte se ai gjithmonë do të përpiqej t’i bënte gjërat të funksiononin./ The Athletic/Periskopi












