Detajet e emërimit të Tuchel si trajner i Chelseat

Thomas Tuchel po udhëton drejt Londrës për ta kompletuar emërimin e tij si trajner i Chelseat. Ish-trajneri i Paris Saint-Germainit do ta zëvendësojë Frank Lampardin në ‘Stamford Bridge’ dhe shpreson të jetë në detyrë në kohë për ta drejtuar skuadrën kundër ëolves, të mërkurën, transmeton Periskopi. Tuchel do të nënshkruajë kontratë 18-mujore, me opsionin për […]
Ish-trajneri i Paris Saint-Germainit do ta zëvendësojë Frank Lampardin në ‘Stamford Bridge’ dhe shpreson të jetë në detyrë në kohë për ta drejtuar skuadrën kundër ëolves, të mërkurën, transmeton Periskopi.
Tuchel do të nënshkruajë kontratë 18-mujore, me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit, më pak se një muaj pasi u shkarkua nga PSG.
Cilat janë detajet?
Vetëm 24 orë pasi u shkarkua Lampardi, pronari i ‘Të Kaltërve’, Roman Abramovich është gati ta emërojë trajnerin e ri që do ta udhëheq klubin londinez.
Tuchel po udhëton nga Parisi për ta finalizuar marrëveshjen e tij, teksa po shpreson të jetë në bankë për ndeshjen kundër ëolves, të mërkurën mbrëma.
47-vjeçarit do t’i kërkohet një test negativ për Covid-19 që të futet në rrethin e Chelseat, pastaj do t’i jepet drita e gjelbër për të zhvilluar sesione stërvitore dhe për të qenë në bankë për ndeshje.
Klubi londinez do ta lejojë gjermani të marrë një staf fillestar me disa persona me vete për të operuar në baza afatshkurte, derisa prurjet e reja do të rishikohen teksa vazhdon sezoni. /Periskopi.com/












