Daut Haradinaj dhe përkrahësit e AAK-së ‘shembin’ Rahovecin

Daut Haradinaj dhe përkrahësit e AAK-së ‘shembin’ Rahovecin

Ish-shefi i Grupit Parlementar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, sot ka vizituar Komunën e Rahovecit. Haradinaj së bashku me ministrin në detyrë të Drejtësisë, Selim Selimi, kanë takuar rininë e kësaj komune. “Në Rahovec, në vatrën e kurorës vreshtare e sportive! Bashkë me Z. Selim Selimin takuam një rini që trashëgon vlera […]

Ish-shefi i Grupit Parlementar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, sot ka vizituar Komunën e Rahovecit. Haradinaj së bashku me ministrin në detyrë të Drejtësisë, Selim Selimi, kanë takuar rininë e kësaj komune.

“Në Rahovec, në vatrën e kurorës vreshtare e sportive! Bashkë me Z. Selim Selimin takuam një rini që trashëgon vlera kombëtare e historike, trashëgimtarët e Tonit dhe Micit, si dhe qindra dëshmorëve e martirëve”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Njëherit, Haradinaj ka shtuar se rinia e Rahovecit sonte e tregoi forcën e vërtetë në mbështetje të AAK-së. “Sonte tek rinia e Rahovecit pashë një entuziazëm të madh për ta përkrahur Aleancën dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë”, ka shtuar ai.

Kjo përkrahje e madhe që rinia e Rahovecit po i jep Aleancës, Haradinaj thotë se është falë punës së madhe që kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi po bënë në Komunën e Rahovecit. Më tej, Haradinaj ka përmendur edhe kandidatët kësaj komune që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Rahoveci garon dinjitetshëm me:Mahmut Morinën, afarist i suksesshëm dhe njëri ndër themeluesit e Aleancës në Rahovec, Fatmir Iska, nënkryetar i komunës dhe person i dashur nga të gjithë, Berat Duraku, drejtor shumë i suksesshëm në bujqësi dhe do të jetë përfaqësues edhe më dinjitoz i bujqve në Parlamentin e Kosovës, Bjondina Kleqka, kandidatja që e përfaqëson më së miri sportin dhe rininë në Rahovec dhe padyshim që do ta përfaqësojë edhe në Parlamentin e Kosovës!”, ka potencuar Haradinaj.

https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/3568317863221316

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja