Chelsea theu rekord në Premier League në ndeshjen e parë me Tuchelin trajner

Ndeshja e parë e Chelseat nën drejtimin e Thomas Tuchelit ishte rekord-thyese, derisa ‘Të Kaltërit’ dominuan dukshëm në posedim kundër Wolves. Tuchel u konfirmua si trajner i ri i Chelseat të martën, pak pasi ‘Të Kaltërit’ vendosën të ndajnë rrugët me Frank Lampardin, transmeton Periskopi. Periudha e Lampardit përfundoi pas vetëm një sezoni e gjysmë, […]
Tuchel u konfirmua si trajner i ri i Chelseat të martën, pak pasi ‘Të Kaltërit’ vendosën të ndajnë rrugët me Frank Lampardin, transmeton Periskopi.
Periudha e Lampardit përfundoi pas vetëm një sezoni e gjysmë, aq sa zgjati edhe periudha e Maurizio Sarrit, njeriut që ai zëvendësoi.
Në vend të Lampardit erdhi Tuchel, i cili drejtoi skuadrën në ndeshjen e parë të mërkurën mbrëma, kundër ëolves në ‘Stamford Bridge’.
Ndeshja përfundoi me rezultat 0-0, me Chelsean që dominoi në posedim.
Londinezët kompletuan plot 433 pasime në pjesën e parë, që është më së shumti në një pjesë të parë në Premier League, të paktën që nga sezoni 2003/04.
Deri në vërshëllimën e fundit, Chelsea kompletoi 820 pasime dhe regjistroi një përqndije prej 78.9 në posedim – më së shumti nga një skuadër që drejtohet në ndeshjen e parë nga trajneri i ri në Premier League, që prej kur ka filluar të regjistrohet kjo statistikë. /Periskopi.com/












