Befason Guardiola: Allardyce është gjeni

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka përshkruar homolgun nga West Bromi, Sam Allardycen si gjeni. Dy skuadrat ndeshen në Premier Leaue të martën, dhe Guardiola po pret një test të vështirë për skuadrën e tij, e cila mund të rrëmbejë primatin e tabelës me një fitore, transmeton Periskopi. Në kontrast, ‘Baggies’ po kanë […]
Dy skuadrat ndeshen në Premier Leaue të martën, dhe Guardiola po pret një test të vështirë për skuadrën e tij, e cila mund të rrëmbejë primatin e tabelës me një fitore, transmeton Periskopi.
Në kontrast, ‘Baggies’ po kanë vështirësi të gjejnë pikët, teksa po mundohen të qëndrojnë jashtë zonës së rrezikshme për rënie nga liga.
”Nuk është e lehtë të marrësh një skuadër gjatë sezonit, por kundër ëolves, Liverpoolit dhe klubeve të tjera, ai mori rezultate të mira,” tha Guardiola për ‘Sky Sports’.
”Sam Allardyce është gjeni që merr këto skuadra kur të gjithë besojnë se ka marrë fund dhe merr rezultate.”
Që nga emërimi si trajner i West Bromit, më 16 dhjetor, Allardyce ka pasur rezultate mikse. E pësoi keq 5-0 dhe 4-0 nga Leedsi respektivisht Arsenali, por mposhti skuadra si Wolves dhe siguroi një barazim kundër Liverpoolit. /Periskopi.com/












