Barcelona mposht Elchen, ngjitet në pozitën e tretë

Barcelona ka arritur të marrë fitore në takimin e sontëm ndaj Elches, shkruan Periskopi. Katalanasëve iu kanë nevojitur dy gola që të ngjiten në pozitën e tretë të tabelës, me plot 7 pikë larg kryesuesit, Athletico Madrid. Rrjetën për golin e parë e gjeti mesfushori holandez, De Jong, goli i të cilit deri në minutat […]
Barcelona ka arritur të marrë fitore në takimin e sontëm ndaj Elches, shkruan Periskopi.
Katalanasëve iu kanë nevojitur dy gola që të ngjiten në pozitën e tretë të tabelës, me plot 7 pikë larg kryesuesit, Athletico Madrid.
Rrjetën për golin e parë e gjeti mesfushori holandez, De Jong, goli i të cilit deri në minutat e fundit ishte goli i fitores.
Kurse, në fund të pjesës së dytë për 2:0, shënoi mesfushori spanjoll, Puig, i cili gjeti portën pas asistit të De Jong.
Elche po vazhdon të luftojë për mbijetesë këtë sezon, ata gjenden në pozitën e 19-të të La Ligas me 17 pikë total. /Periskopi












