Alan Ruschel ngrit titullin me Chapecoensen, pesë vite pasi i mbijetoi përplasjes së avionit

Chapecoense e ka fituar titullin në Serie B të premten mbrëma në rrethana dramatike. Skuadra e Umberto Louzer u fut në ndeshjen kundër Confianca duke e ditur se ka nevojë për një rezultat më të mirë se ai i America Mineiros, transmeton Periskopi. Chapecoense po udhëhiqte 2-1 në minutën e 97-të dhe pati nevojë për […]
Skuadra e Umberto Louzer u fut në ndeshjen kundër Confianca duke e ditur se ka nevojë për një rezultat më të mirë se ai i America Mineiros, transmeton Periskopi.
Chapecoense po udhëhiqte 2-1 në minutën e 97-të dhe pati nevojë për një gol tjetër për ta ngritur titullin.
Dhe, në mënyrë dramatike, fitoi një penallti krejt në fund.
Anselmo Ramon mori përgjegjësinë dhe shënoi me ‘Panenka’ për t’ia siguruar lavdinë skuadrës së tij.
Com vocês, o gol do título mais emocionante que eu já vi.
52 do segundo tempo.
Pênalti.
E o Anselmo Ramon fez ISSO AÍ! ❄️Simplesmente @ChapecoenseReal.
? @canalpremiere pic.twitter.com/MR2OACiZxd
— Brasileirão Série B (@BrasileiraoB__) January 30, 2021
Chapecoense ka pasur shumë vështirësi përgjatë historisë.
Në nëntor të vitit 2016, LaMia Flight 2933 u përplas, duke vrarë 71 nga 77 pasagjerët në bord.
Shumica e skuadrës së Chapecoenses ishte në avion. Vetëm tre futbollistë mbijetuan dhe një nga ta ishte Alan Ruschel.
Ruschel, megjithatë, nuk shpëtoi aq lehtë nga tragjedia.
Ai pësoi një lëndim në shpinë që kërkoi operim. Mrekullisht, vetëm disa ditë pas përplasjes, ai filloi të ecte përsëri.
Chapecoense crash survivor Alan Ruschel wanted to get back into football so put his body to new lengths to play again.
He’d receive a standing ovation at the Camp Nou during a friendly against Barcelona. pic.twitter.com/3l0nf5hJqL
— The Blizzard (@blzzrd) November 28, 2020
Gjasat ishin kundër tij që t’i rikthehej futbollit profesionist. Por Ruschel insistoi dhe, nëntë muaj më vonë, ai u rikthye në aksion për skuadrën e tij.
Ai tani është i mbijetuari i vetëm i përplasjes që ende luan për skuadrën.
Dhe, të premten mbrëma, ai ishte kapiteni në triumfin e Chapecoenses në kategorinë e dytë të futbollit brazilian.
Ai ngriti trofeun në atë që është një storie e jashtëzakonshme dhe inspiruese. /Periskopi.com/
Muito bom ver o Alan Ruschel levantando uma taça.#BrasileiraoNoSporTV pic.twitter.com/pSX1woUB5o
— SporTV (@SporTV) January 30, 2021












