Abrashi: Albin Kurti nuk ka me fitu, qe 23 vjet e ka synu marrjen e shtetit

Arban Abrashi nga LDK ka deklaruar se Vetëvendosje nuk do të fitojë në këto zgjedhje, transmeton Periskopi. Sipas tij, që 23 vjet Albin Kurti e ka synuar marrjen e shtetit, por ka dështuar. ‘’Po nuk ka me fitu. Qe 23 vjet e synon marrjen e shtetit’’, thekson Abrashi në një debat. Tutje Abrashi mendon se […]
Arban Abrashi nga LDK ka deklaruar se Vetëvendosje nuk do të fitojë në këto zgjedhje, transmeton Periskopi.
Sipas tij, që 23 vjet Albin Kurti e ka synuar marrjen e shtetit, por ka dështuar.
‘’Po nuk ka me fitu. Qe 23 vjet e synon marrjen e shtetit’’, thekson Abrashi në një debat.
Tutje Abrashi mendon se partia e tij do të jetë e para.
“Sondazhet që ne i bëjmë në baza të rregullta edhe në regjione tregojnë se LDK ka një rritje stabile. Ne qëndrojmë shumë më mirë se në sondazhet që janë prezantuar sot në televizionin Klan Kosova. Në këtë sondazh ne qëndronim te 17%, por në fakt ne qëndrojmë shumë më mirë”, shton ai./PERISKOPI/












